SPD fiton në Brandenburg, Scholz i shpëton rrezikut nga ekstremi i djathtë

Pas disfatës në zgjedhjet evropiane dhe ato rajonale në Turigji dhe Sanksoni, social-demokratët e kancelarit gjerman, Olaf Scholz kanë siguruar më në fund

Shtator 23, 2024 - 13:15
 0
SPD fiton në Brandenburg, Scholz i shpëton rrezikut nga ekstremi i djathtë

Pas disfatës në zgjedhjet evropiane dhe ato rajonale në Turigji dhe Sanksoni, social-demokratët e kancelarit gjerman, Olaf Scholz kanë siguruar më në fund një rezultat pozitiv.

SPD doli forca kryesore në Brandenburg duke marrë 30,9% të votave e  pasuar nga  Alternativa per Gjermanine 29,2% të votave.

Shumë politikanë, ia adresojnë fitoren e Partisë Socialdemokrate, kryeministrit popullor të landit, Dietmar Woidke pasi sipas tyre  mundi të fitonte pikë për SPD, që në nivel federal shënon rënie të vazhdueshme.

Megjithatë mbetet i vështirë krijimi i koalicioneve.

Fitorja ne Brandenburg i jep Scholz-it një epërsi të lehtë në diskutimet e partisë rreth përshtatshmërisë së tij për të qenë edhe një herë kandidati për kancelar për zgjedhjet federale të planifikuara për në Shtatorin e ardhshëm./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.