“Shqipëria e priti tim bir si mbret”, gazetarja e Euronews rrëfen pushimet në vendin tonë

“Pavarësisht se terreni ishte i vështirë në disa vende, ne pamë një Shqipëri të ishte vërtet mikpritëse për familjet”. Kështu nis një rrëfim i gazetares së njohur të Euronews, Jennifer Malloy, e cila kaloi tre javë pushime në vendin tonë. Në një shkrim të saj të gjatë ajo thotë se përveç diellit, detit dhe rërës […]

Shtator 23, 2024 - 13:25
 0
“Shqipëria e priti tim bir si mbret”, gazetarja e Euronews rrëfen pushimet në vendin tonë

“Pavarësisht se terreni ishte i vështirë në disa vende, ne pamë një Shqipëri të ishte vërtet mikpritëse për familjet”.

Kështu nis një rrëfim i gazetares së njohur të Euronews, Jennifer Malloy, e cila kaloi tre javë pushime në vendin tonë.

Në një shkrim të saj të gjatë ajo thotë se përveç diellit, detit dhe rërës për të cilat vijnë shumica e turistëve, ajo së bashku me bashkëshortin dhe djalin zgjodhën të vizitojnë qytete të tjera turistike si Gjirokastra, vendet malore si Bjeshkët e Namuna dhe site të tjera kulturore.

Sipas saj plazhet me guralecë të bardhë me ujin blu e bëjnë këtë një vend relaksues për të shijuar edhe kuzhinën e shijshme shqiptare.

Gazetarja rrëfen me detaje vizitat në vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Parkun Kombëtar të Butrintit, ecjen në shtigjet midis Thethit dhe Valbonës dhe burimet termale me historinë magjepsëse të Përmetit në luginën e lumit Vjosës.

Por ajo që i ka bërë më së shumti përshtypje gazetares së Euronews është mikpritja e vendasve sidomos për djalin e saj të vogël që sipas saj e trajtuan si mbret.

“Mezi presim të kthehemi në këtë vend”, e mbyll ajo rrëfimin e saj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.