Klea Huta në gjendje jo të mirë shëndetësore: Po kaloj “Covidi-n,” 3 muajt e fundit kanë qenë…

Muajt e fundit për Klea Hutën duket nuk po shkojnë mirë. Së fundmi ajo ka postuar në Instagrami e saj një foto teksa merr aerosol dhe duket se gjendja shëndëtesore e saj nuk është e mirë. Aktorja ka shkruar se po kalon “Covidi-n” me një dhimbje koke të tëmerrshme, hundë të bllokuara dhe asgjë nuk po […]

Shtator 23, 2024 - 15:00
 0
Klea Huta në gjendje jo të mirë shëndetësore: Po kaloj “Covidi-n,” 3 muajt e fundit kanë qenë…

Muajt e fundit për Klea Hutën duket nuk po shkojnë mirë. Së fundmi ajo ka postuar në Instagrami e saj një foto teksa merr aerosol dhe duket se gjendja shëndëtesore e saj nuk është e mirë.

Aktorja ka shkruar se po kalon “Covidi-n” me një dhimbje koke të tëmerrshme, hundë të bllokuara dhe asgjë nuk po i bën derman.

“Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë,” shkruan Klea.

Ndër të tjera ajo është shprehur se muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin e saj, siç duket çdo gjë i ka marë për ters pasi 2 javë më parë ajo postoi se gjatë hedhjes në det kishte lënduar mesin, kishte humbur valixhet dhe fluturimin gjithashtu.

”Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid,” përfundoi këngëtarja.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.