Debate te “siguria” për krimin, Opozita: Bandat nuk po goditen. Hoxha: Policia është në krye të detyrës

Me debate dhe kritika për punën e policisë dhe gjendjen e kriminalitetit ka nisur mbledhja e Komisionit të Sigurisë ku i pranishëm me

Shtator 23, 2024 - 15:20
 0
Debate te “siguria” për krimin, Opozita: Bandat nuk po goditen. Hoxha: Policia është në krye të detyrës

Me debate dhe kritika për punën e policisë dhe gjendjen e kriminalitetit ka nisur mbledhja e Komisionit të Sigurisë ku i pranishëm me kërkesë të deputetëve të opozitës ishte ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Duke iu përgjigjur akuzave, Hoxha tha se përtej vërejtjeve, ndryshimet ligjore do të sjellin ristrukturim të policisë që do të rrisë edhe luftën kundër krimit.

“Nuk jam i kënaqur deri tani për rezultatet e policisë së shtetit, por policia e shtetit është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të lartësojë këtë mision në ditët në vijim”, tha ministri Hoxha.

“Vetë ministri i Brendshëm thotë që jam i pakënaqur me punën e policisë. Te cila pjesë është i pakënaqur? Te mos arrestimi i krerëve të grupeve kriminale? Te dekonsirimi i operacioneve? Te përfshirja e drejtuesve të lartë të policisë në trafiqe të ndryshme?”, tha deputeti Salianji.

Opozita hodhi akuza të forta edhe për procedurën e përzgjedhjes së kreut të ri të Policisë së Shtetit.

“Ke njerëz në kërkim dhe i ke aplikant për drejtor të përgjithshëm të policisë së shtetit. Nuk e gjeni ju me 12 mijë punonjës atë person që është në kërkim, vjen ju gjen ai dhe thotë do të bëhem drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit”, tha Salianji.

“Këtu mund të vijë Durim Bami të kandidojë për drejtor policie dhe ju do ta kishin pranuar dhe ta kishit futur në konkurrencë. A e kuptoni ku jeni? Vetëm kjo tregon gjëndjen e policisë. Nëse ke këllçe ta nxjerrësh policinë nga ky batak, ndryshe, me keqardhje po ta them sepse kemi punuar bashkë, por fatin e këtyre të tjerëve do të kesh”, tha Noka.

Ministri Hoxha i hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se procesi ëstë transparent ndërsa shtoi se Brenda pak ditësh do të prezantohet emri i drejtorit të ri të policisë.

“Aktualsiht në dijeninë time janë skualoifikuar katër kandidatë dhe procedura e përzgjedhjes do të vijojë në ditët në vijim. I është dërguar institucioneve dhe të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë të figurës së kandidatëve. Brenda kësaj jave ministri i brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë”, tha Hoxha.

Në garë në total aplikuan 15 persona, ku katër janë skualifikuar, ndërkohë që po vijon puna për verifikimin e 11 kandidatëve të tjerë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.