Tragjedia në Egje, gjenden 25 emigrantë, mes tyre një grua shtatzënë

Autoritetet greke gjetën 25 persona, të cilët besohet të jenë emigrantët e zhdukuar nga mbytja e varkës në Egje, ku u raportua për

Shtator 23, 2024 - 15:30
 0
Tragjedia në Egje, gjenden 25 emigrantë, mes tyre një grua shtatzënë

Autoritetet greke gjetën 25 persona, të cilët besohet të jenë emigrantët e zhdukuar nga mbytja e varkës në Egje, ku u raportua për të paktën 3 viktima. Personat e gjetur janë  shtetas nga Siria, Palestina dhe Kuvajti.

Sipas mediave vendase, mes tyre është edhe një grua shtatzënë, e cila u evakuua për të marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Karlovassos.

Nuk është ende e qartë nëse emigrantët e gjetur në Drakaeans kanë lidhje me anijen e mbytur në Agios Isidoros apo nëse është një incident tjetër. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat këta persona janë gjetur në zonë.

Mëngjesin e së hënës, roja bregdetare lokalizoi dhe kërkoi ndihmë për të shpëtuar varkën që po mbytej.raportimeve, në bord ndodheshin 33 persona . Fillimisht 5 persona u gjetën në breg, ndërsa tre u gjetën pa shenja jete./vizionplus.tv

ihmën e parë në qendrën shëndetësore të Karlovassos.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.