Dhunohej nga njerka/ 14-vjeçarja: Babai s’na mbronte! Na lini të jetojmë me gjyshin. Trondit i moshuari: Gruaja vrau veten nga dhuna e nuses

Sot në emision ‘Me Zemër të Hapur’ të autores dhe moderatores, Evis Ahmeti u trajtua një ngjarje e rëndë që u regjistrua në korrik të këtij viti, ku një 14-vjeçare denoncoi babain e saj për dhunë. I ati sot ndodhet pas hekurave, teksa historia e prindërve biologjik të të miturës është në kufijtë e tragjikes, […]

Shtator 23, 2024 - 16:20
 0
Dhunohej nga njerka/ 14-vjeçarja: Babai s’na mbronte! Na lini të jetojmë me gjyshin. Trondit i moshuari: Gruaja vrau veten nga dhuna e nuses

Sot në emision ‘Me Zemër të Hapur’ të autores dhe moderatores, Evis Ahmeti u trajtua një ngjarje e rëndë që u regjistrua në korrik të këtij viti, ku një 14-vjeçare denoncoi babain e saj për dhunë.

I ati sot ndodhet pas hekurave, teksa historia e prindërve biologjik të të miturës është në kufijtë e tragjikes, nëna i braktisi 3 fëmijët e mitur dhe u largua për një dashuri pasiononte me fqinjin e saj.

Në atë kohë fëmijët ishin 12-vjeç dhe dy binjakët ishin 8-vjeç.

Teksa historia e kësaj familje mori këtë rrjedhë, fëmijët mbetën vetëm me babain dhe nëna nuk u kthye më kurrë pas për tu kujdesur për fëmijët e saj.

Babai vendosi të ndërtonte jetën me një grua tjetër, por pikërisht në këtë moment nisën edhe problemet, fëmijët kryesisht vajza denoncoi për dhunë babain e saj dhe njerkën, në burg përfundoi babai 3 fëmijëve ndërsa njerka u largua.

E mitura nën kujdesin e gjyshërve ka rrëfyer ngjarjen.

“Na pyetën psikologët e Gjykatës dhe ne treguam se na rrihte njerka, babin e futën në burg.

Ne treguam se na rrihnin, na merrnin lekët, dhe njerka iku te babai i saj.

Kur njerka na rrihte babai ndonjëherë ishte aty ndonjëherë jo, ne i tregonim ai nuk na besonte.

Mami nuk na takon, ajo duhet të paguajë për ne, që kur ka ikur mami vetëm muajin e parë e takuam pastaj ajo nuk erdhi më.

Njerka ka thënë që unë pi duhan, unë spo gjej bukë për të ngrënë jo më të gjej duhan.

Unë rri me gjyshin, jemi rehat të paktën hamë bukë, na ra çatia para ca javësh po na i rregulloi Bashkia tani jemi mirë.

Nuk e duam në shtëpi as babain as njerkën, jemi shumë mirë këtu me gjyshin”, tha ajo.
Ndërkohë edhe më tronditës ka qenë rrëfimi i të moshuarit, i cili pretendon se ka qenë dhuna e nuses ajo që e ka çuar bashkëshorten drejt vetëvrasjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.