EMRI/ Plagosi me thikë 42-vjeçarin, arrestohet autori i ngjarjes në Tiranë

Një 42-vjeçar u paraqit paraditen e së hënës në urgjencën e QSUT-së për ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur me thikë në këmbë. Autori, i identifikuar si Viserjon Metuku, është vënë në pranga, teksa ende nuk dihen shkaqet që çuan në konfliktin i cili la pas një të plagosur. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 23.09.2024, në urgjencën […]

Shtator 23, 2024 - 16:35
 0
EMRI/ Plagosi me thikë 42-vjeçarin, arrestohet autori i ngjarjes në Tiranë

Një 42-vjeçar u paraqit paraditen e së hënës në urgjencën e QSUT-së për ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur me thikë në këmbë.

Autori, i identifikuar si Viserjon Metuku, është vënë në pranga, teksa ende nuk dihen shkaqet që çuan në konfliktin i cili la pas një të plagosur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.