Hetimi i krimit/ “Më shumë llogaridhënie nga policia”, SHBA nis trajnimin e 15 hetuesve të AMP

Pesëmbëdhjetë hetues të AMP do të trajnohen për 3 javë lidhur me hetimin e krimit nga ICITAP. Kjo bëhet e ditur nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila thekson se Departamenti i Drejtësisë i SHBA – ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit […]

Shtator 23, 2024 - 17:00
 0
Hetimi i krimit/ “Më shumë llogaridhënie nga policia”, SHBA nis trajnimin e 15 hetuesve të AMP

Pesëmbëdhjetë hetues të AMP do të trajnohen për 3 javë lidhur me hetimin e krimit nga ICITAP.

Kjo bëhet e ditur nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila thekson se Departamenti i Drejtësisë i SHBA – ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme.

Sipas njoftimit, ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare.

“I mbështetur nga zyrtarë të lartë në Qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE”, thuhet në njoftimin e selisë diplomatike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.