Sulme të reja izraelite në Liban, goditen 800 objektiva të Hezbollahut, qindra të vdekur

Sulme të tjera izraelite kanë ndodhur në drejtim të Libanit. Siç ka njoftuar ushtria izraelite janë sulmuar rreth 800 objektiva të Hezbollahut në

Shtator 23, 2024 - 17:50
 0
Sulme të reja izraelite në Liban, goditen 800 objektiva të Hezbollahut, qindra të vdekur

Sulme të tjera izraelite kanë ndodhur në drejtim të Libanit.

Siç ka njoftuar ushtria izraelite janë sulmuar rreth 800 objektiva të Hezbollahut në Luginën Bekaa dhe Libanin jugor sot. Objektivat përfshijnë raketa, baza lëshimi, drone dhe ndërtesa ku Hezbollahu fsheh armatimet.

Ndërkohë Ministria libaneze e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën  274 persona, ku 21 prej tyre janë fëmijë si dhe më shumë se 700 të tjerë kanë ngelur të plagosur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ministri i mbrojtjes Yoav Gallant dhe shefi i shtabit të IDF Herzl Halevi mbajtën një vlerësim të situatës në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv.

“Ne po përballemi me ditë komplekse. Unë premtova se do të ndryshonim balancën e fuqisë sonë ushtarake në veri – dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë. Ne nuk presim kërcënimin, por ne po parandalojmë sulmet kundër nesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha Netanyahu.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.