Edhe një shans tjetër për të studiuar, hapet një fazë tjetër regjistrimi në Universitete, ja kur nis

Të gjithë ata të rinj që duan të studiojnë në Shqipëri kanë dhe një mundësi tjetër. Regjistrimet në shkollat e larta rihapen të shtunën e 28 shtatorit. Rreth 5 mijë e 500 kandidatë për studentë kanë aplikuar për tu ulur në auditore. Secili prej aplikantëve sipas drejtuesit të Rrjetit Akademik Shqiptar mund të gjejë veten. […]

Shtator 23, 2024 - 18:00
 0
Edhe një shans tjetër për të studiuar, hapet një fazë tjetër regjistrimi në Universitete, ja kur nis

Të gjithë ata të rinj që duan të studiojnë në Shqipëri kanë dhe një mundësi tjetër. Regjistrimet në shkollat e larta rihapen të shtunën e 28 shtatorit.

Rreth 5 mijë e 500 kandidatë për studentë kanë aplikuar për tu ulur në auditore.

Secili prej aplikantëve sipas drejtuesit të Rrjetit Akademik Shqiptar mund të gjejë veten. Një i ri mund të shpallet fitues në të paktën tre degë. Por cilat programe studimi ka ende vende bosh?

Mungesa e kriterit të mesatares dhe mundësia e punësimit të shpejtë në këtë fazë të dytë aplikimesh shumë të rinj i ka orientuar dhe drejt programeve 2 vjeçare të studimit.

Ndërkohë në fazën e parë u regjistruan rreth 16 mijë maturantë. Degët më të kërkuara ishin ato të IT dhe shëndetit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.