E BUJSHME/ Etrit Berisha në vend të Ter Stegen të Barcelona! Çfarë shkruan media katalanase

Një lajm i bujshëm vjen nga La Liga. Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha mund të vishet blaugran. Pas dëmtimit të rëndë që

Shtator 23, 2024 - 18:00
 0
E BUJSHME/ Etrit Berisha në vend të Ter Stegen të Barcelona! Çfarë shkruan media katalanase

Një lajm i bujshëm vjen nga La Liga. Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha mund të vishet blaugran.

Pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri gjerman Andre ter Stegen, i cili do ta lërë jashtë fushave për 8 muaj, Barcelona është hedhur menjëherë në sulm në kërkim të një zëvendësuesi.

Mes shumë emrave që përmenden është edhe ai i gardianit kuqezi Etrit Berisha.

“Berisha ka një karrierë të gjatë në Serie A dhe një vend të padiskutueshëm në kombëtaren shqiptare”, shkruan Mundo Deportivo.

Në listë janë edhe emra të tjerë: Loris Karius, Keylor Navas, Jordi Masip, Edgar Badia, Jiri Pavlenka, Tomas Koubek, Alexandre Letellier dhe Kostas Lamprou.

Berisha është aktualisht një lojtarë i lirë pas largimit në verë nga Empoli, ndërsa e ardhmja e 35-vjeçarit mbetet në dyshim. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.