Rodri mund të humbasë sezonin, media spanjolle shkruan për një dëmtim të rëndë

Lajme jo të mira për Rodrin, pasi frika e dëmtimit të tij duket se konfirmohet. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, do të konfirmohen shenjat

Shtator 23, 2024 - 18:55
 0
Rodri mund të humbasë sezonin, media spanjolle shkruan për një dëmtim të rëndë

Lajme jo të mira për Rodrin, pasi frika e dëmtimit të tij duket se konfirmohet. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, do të konfirmohen shenjat më të këqija për mesfushorin spanjoll të Manchester Cityt, pasi testet që iu nënshtrua në Mançester treguan një këputje të ligamentit në gjurin e djathtë. ESPN gjithashtu konfirmoi informacionin.

Diagnoza përfundimtare do të dalë pas disa orësh, kur lojtari të kalojë testet përfundimtare në Spanjë. Rodri aktualisht po udhëton drejt Madridit për t’iu nënshtruar një testi tjetër për të konfirmuar dëmtimin e rëndë.

Nëse konfirmohet dëmtimi, siç duket, Rodri do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Rodri u dëmtua në minutën e 16-të të pjesës së parë të barazimit 2-2 të djeshëm me Arsenalin në Etihad. Më në fund, 24 orë më vonë, fillon të konfirmohet se dëmtimi mund ta mbajë jashtë për të gjithë sezonin. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.