Tragjedia me 4 emigrantë të vdekur në Egje, vihet në pranga njëri trafikant

Autoritetet greke kanë identifikuar dhe arrestuar një prej trafikantëve të anijes që transportoi emigrantët me një gomone ditën e djeshme në brigjet e Samos.

Shtator 24, 2024 - 08:45
 0
Tragjedia me 4 emigrantë të vdekur në Egje, vihet në pranga njëri trafikant

Autoritetet greke kanë identifikuar dhe arrestuar një prej trafikantëve të anijes që transportoi emigrantët me një gomone ditën e djeshme në brigjet e Samos.

Anija e mbytur pati një bilanc tragjik me katër emigrantë të vdekur pasi një vajzë e mitur dhe tre gra u nxorrën nga deti të mbytura.

26 të huaj janë identifikuar në brigjet e Samos, duke i shpëtuar mbytjes.

Gjithsej 30 të huaj u shpëtuan dhe trafikanti i dyshuar u arrestua.

Kërkimet vijojnë si zakonisht gjatë ditës së sotme nga mjetet lundruese detare dhe tokësore të Rojes Bregdetare dhe të Rojes Bregdetare Helene dhe nga anijet që lundrojnë për çdo person të zhdukur.

Sipas të mbijetuarve, ka gjasa që të jetë zhdukur edhe një i huaj./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.