Një vit nga rënia e policit Afrim Bunjaku, homazhe te varri i Heroit të Kosovës
Ky 24-shtator shënon një vjetorin e rënies së Heroit Afrim Bunjaku, efektivit të Kosovës të vrarë si sot një vit më parë në një sulm terrorist nga bandat kriminale serbe, në veri të vendit. Ngjarja ndodhi në fshatin Banjskë në Zveçan, teksa Bunjaku ndodhej në krye të detyrës. Më 24 shtator 2023, një grup i […]
Ky 24-shtator shënon një vjetorin e rënies së Heroit Afrim Bunjaku, efektivit të Kosovës të vrarë si sot një vit më parë në një sulm terrorist nga bandat kriminale serbe, në veri të vendit.
Ngjarja ndodhi në fshatin Banjskë në Zveçan, teksa Bunjaku ndodhej në krye të detyrës.
Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur me në krye ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, ku për pasojë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Reagimet ndërkombëtare ishin të menjëhershme duke dënuar sulmin.
Në kuadër të 1-vjetorit të rënies së Heroit Bunjaku, në Kosovë, nën patronazhin e Kryeministrit Albin Kurti, do të organizohen aktivitete. Në këtë kuadër, në orën 09:00, do të zhvillohen vizita te familja e Heroit Afrim Bunjaku, në orën 09:30 do të bëhen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku dhe vendosen kurora me lule, si dhe do të bëhet përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit.
Po ashtu në shënim të kësaj ditë nga ora 15:00, mbahet akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë.
Rreshteri Afrim Bunjaku u shpall “Hero i Kosovës” nga Presidentja Vjosa Osmani. Kjo e fundit ka deklaruar se rreshteri i vrarë u sfidua nga bandat e Beogradit ndërsa ra në mbrojtje të dinjetit të Republikës së Kosovës.
/a.r
What's Your Reaction?