“I huaji më i mirë në Shqipëri, vdiq në fushë”, gazetari: FSHF, asnjë studim për vendimet e fundit

Vendimi i FSHF-së për të ndryshuar numrin e të huajve nga janari 2025 duke lejuar 7 të tillë në Superiore dhe duke filluar nga sezoni pasardhës nuk do të ketë më limit për numrin e të federuarve apo të aktivizuarve në fushë, është shoqëruar me debate në “Procesin Sportiv” në Top Channel. Gazetari Jetmir Halilaj […]

Shtator 24, 2024 - 09:50
 0
“I huaji më i mirë në Shqipëri, vdiq në fushë”, gazetari: FSHF, asnjë studim për vendimet e fundit

Vendimi i FSHF-së për të ndryshuar numrin e të huajve nga janari 2025 duke lejuar 7 të tillë në Superiore dhe duke filluar nga sezoni pasardhës nuk do të ketë më limit për numrin e të federuarve apo të aktivizuarve në fushë, është shoqëruar me debate në “Procesin Sportiv” në Top Channel.

Gazetari Jetmir Halilaj gjatë diskutimit rreth kësaj teme deklaroi se Ekzekutivi i FSHF ka vepruar pa bërë asnjë studim dhe asnjë konsultim.

“Nuk di nëse kanë bërë një studim për vendimin që ka marrë FSHF. A kanë një ide se çfarë kërkojnë dhe çfarë përfitojnë nga kjo lëvizje?! – tha fillimisht Jetmir Halilaj – Vërtetë thuhet që edhe klubet e mëdha europiane nuk kanë italianë, apo spanjollë. Fjala vjen Milani kishte vetëm një italian (Gabbia) në fushë kundër Interit. Por ky paralelizëm nuk qëndron. Pse? Sepse Milani dhe të gjitha klubet e tjera janë të detyruar të dorëzojnë bilancet vjetore dhe të respektojnë rregullat financiare të vendosura nga UEFA. Klubet shqiptare vërtetë mund të thonë “ne jemi biznese dhe nuk kemi pse privohemi nga investimet kur kemi paratë”, por nuk je biznes i rregullt për sa kohë në tatime rezulton prej vitesh me humbje.

Për sa kohë nuk deklaron pagat të plota. Nuk ke as marketing, nuk shet lojtarë, nuk tregon sa përfiton nga biletat etj. Dhe kam frikë që kjo lëvizje është e pamenduar. Ne flasim për të huajt, por duhet edhe të themi që një prej futbollistëve të huaj më të mirë, në mos më i miri, ka vdekur në fushë në Shqipëri dhe askush nuk mbajti përgjegjësi. Rafael Duamena vdiq në fushë kur dihej se nga se vuante dhe cfarë problemesh kishte. Po ju them një rast tjetër: Peter Olayinka, gjithashtu një nga lojtarët më të mirë të huaj, deklaronte në fillimet e tij në një klub shqiptar se e ushqenin vetëm me oriz dhe makarona… Deklaronte se presidenti i klubit e rrihte me shpulla… Atëherë klubet tona do të vazhdojnë të kenë këtë qasje në të ardhmen? Si do zgjidhet…?”, tha Halilaj ndër të tjera.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.