DETAJE/ “Kam fëmijën në spital”, efektivët e “Shqiponjave” nuk lejuan shoferin të largohej, më pas e qëlluan me armë

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë ku janë të përfshirë 3 efektivë të repartit “Shqiponja” të Policisë së Tiranës.

Shtator 24, 2024 - 10:45
 0
DETAJE/ “Kam fëmijën në spital”, efektivët e “Shqiponjave” nuk lejuan shoferin të largohej, më pas e qëlluan me armë

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë ku janë të përfshirë 3 efektivë të repartit “Shqiponja” të Policisë së Tiranës.

Sipas burimeve mësohet se 3 policët kanë ndaluar një automjet për kontroll rutinë në rrugën Tiranë-Fushë Krujë.

Qytetari u ka dhënë dokumentat dhe u ka kërkuar që të largohet pasi sipas tij kishte fëmijën të shtruar në spital, por efektivët nuk e kanë lejuar.

Në këto kushte qytetari, pas u ka treguar dokumentet është larguar me shpejtësi.

Pas kësaj, polici Rezart Berberi ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit 2 herë, ku plumbat e kanë kapur në pjesën e pasme.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policët, duke e fshehur, prishur provat në vendngjarje dhe hequr gëzhojat.

Qytetari ka bërë kallëzimin për rastin pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila nisi hetimet ku u vërtetua ngjarja e rëndë.

2 efektivët në masë “detyrim paraqitje” Elton Dokollari dhe Florian Zeneli kanë pretenduar se kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi sipas tyre qytetari ka tentuar t’i përplasw me makinë.

Polici që ka qëlluar me armë, Rezart Berberi, vijon të jetë në kërkim, në akuzë për vrasje me dashje të mbetur në tentivë, falsifikim dokumentesh dhe kallëzim të rremë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.