Moti i keq godet Toskanën, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja në Itali
Moti i keq që goditi Toskanën ka shkaktuar përmbytje dhe vërshime lumenjsh, kryesisht në zonat më të gjera të Pizës dhe Livornos. Siç u bë e ditur nga autoritetet vendase, në zonën e Montecatini Val di Cecina, ka humbur një fëmijë pesë muajsh dhe gjyshja e tij për shkak të vërshimeve. Zjarrfikësit shpëtuan babanë, nënën dhe gjyshin e djalit, të […]
Moti i keq që goditi Toskanën ka shkaktuar përmbytje dhe vërshime lumenjsh, kryesisht në zonat më të gjera të Pizës dhe Livornos.
Siç u bë e ditur nga autoritetet vendase, në zonën e Montecatini Val di Cecina, ka humbur një fëmijë pesë muajsh dhe gjyshja e tij për shkak të vërshimeve.
Zjarrfikësit shpëtuan babanë, nënën dhe gjyshin e djalit, të cilët ishin ngjitur në çatinë e pallatit ku banonin.
Bëhet fjalë për turistë të huaj që ndodheshin me pushime disaditore në Itali.
Zjarrfikësit dhe zhytësit po bëjnë përpjekje të vazhdueshme, me shpresën për të gjetur gjallë foshnjën dhe gjyshen e tij, në ujërat e përroit të Stërtës dhe me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht.
Banesat dhe tokat bujqësore në zonë janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
/a.r
What's Your Reaction?