PAMJE/ Izraeli nxjerr fotot e raketave: Hezbollah i fsheh në papafingot e familjeve libaneze
Izraeli ka publikuar fotografi që pretendon se tregojnë që Hezbollahu po fsheh municion në banesa në një përpjekje për të shmangur kritikat për sulmet e tij të
Izraeli ka publikuar fotografi që pretendon se tregojnë që Hezbollahu po fsheh municion në banesa në një përpjekje për të shmangur kritikat për sulmet e tij të përhapura në Liban, të cilat deri më tani kanë vrarë të paktën 500 njerëz dhe kanë plagosur qindra të tjerë.
Ndër armët që Izraeli tha se ishin ruajtur në shtëpitë libaneze ishin raketa lundrimi dhe drone. Në një rast, Forcat e Armatosura izraelite publikuan fotografi që ata thanë se tregonin një raketë me rreze të gjatë veprimi të montuar në një lëshues në papafingo të shtëpisë së një familjeje libaneze.
“Ne po shkatërrojmë atë që Hezbollahu kishte ndërtuar për 20 vjet,” tha ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad gjatë një vizite në dhomën e komandës së Drejtorisë së Operacioneve të IDF.
Izraeli goditi të hënën rreth 1,600 objektiva të Hezbollahut në Liban, tha zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari , shumica e tyre duke synuar armët e ruajtura në shtëpi./vizionplus.tv
What's Your Reaction?