PD në 2025 me grup të vogël parlamentar

Nga Artur Ajazi Jo vetëm mungesa e afrimit pranë mbështetësve, dhe shterpësia e një programi të veçantë për të qeverisur, (që kësaj here do ti paraprinte marrjes së votave) por edhe ngjarjet e fundit, dalja në “shesh” e pasurive marramendëse të liderit Berisha, do ti përgjysmojnë mandatet Partisë Demokratike në 2025. Edhe ata më fanatikët, […]

Shtator 24, 2024 - 14:10
 0
PD në 2025 me grup të vogël parlamentar

Nga Artur Ajazi

Jo vetëm mungesa e afrimit pranë mbështetësve, dhe shterpësia e një programi të veçantë për të qeverisur, (që kësaj here do ti paraprinte marrjes së votave) por edhe ngjarjet e fundit, dalja në “shesh” e pasurive marramendëse të liderit Berisha, do ti përgjysmojnë mandatet Partisë Demokratike në 2025. Edhe ata më fanatikët, që deri dje, kanë besuar maksimalisht se “Berisha nuk ka para, nuk ka bërë korrupsion, dhe nuk ka prona brënda dhe jashtë vendit”, sot ndjejnë zhgënjim, zemërim, dhe largim nga partia e tyre.

Me hetimet dhe faktet e reja të zbuluara mbi pasuritë e zotit Berisha dhe familjes tij, përfundimisht ka rënë “miti” i njeriut të “pastër, të ndershëm”, dhe vendin e tij e ka zënë një tjetër berishë. Zgjedhjet  po afrojnë, dhe në rrafshin politik shihet se partitë po bëjnë gati gjithçka lidhet me fushatën. Por PD-në, e ka zënë tjetër “hall dhe problem”. Mbetet primare, lirimi nga arresti shtëpiak i liderit të saj.

Mbetet primare gjithashtu, marrja e “pafajësisë” lidhur me çështjen e ngritur nga SPAK-u për kompleksin  sportiv “Partizani”, apo dhe çështje të tjera, që fliten lart e poshtë, si 21 Janari, Gerdeci, etj. Por PD-ja sot, ka probleme edhe me organizimin dhe strukturat e saj aspak solide, nga qendra në bazë, që kanë krijuar boshllëqe të mëdha edhe pse Berisha u mundua të dërgonte në qarqe njerëz “të panjohur” për elektoratin.

Ajo që tha Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste se “PD në zgjedhjet e reja në 2025 nuk mer më shumë se ka marrë deputetë në 1997”, në fakt  nuk ishte pa gjë. Por unë do ta rrumbullakosja disi numrin e mandateve, dhe besoj se PD merr në 2025, jo më shumë se 25 ose 30 mandate  deputetësh, dhe kjo me sforco të mëdha.

Janë disa arsye të forta për ta besuar këtë, si mungesa e mbështetësve prej vitesh në mitingje dhe protesta, mungesa e prurjeve të reja (PD pothuajse nuk ka  anëtarësime të reja prej 2013), mungesa e mbështetjes nga faktori ndërkombëtar, skandali  i liderit Berisha me ish-kompleksin “Partizani”, skandali me pronat e familjes tij brënda dhe jashtë vendit, nisja e procesit gjyqësor ndaj kreut PD-së, shmangia dhe “bërrylat” brënda asaj partie, gjithashtu kanë rritur pakënaqësitë nga qendra në bazë, mungesa e bashkimit të demokratëve, të cilët janë ende dhe sot të pabashkuar,  mungesa e mbështetjes amerikane, apo  dhe europiane,  etj, etj.

Dhe kjo padyshim do të ishte një goditje e madhe morale dhe psikologjike për fanatikët e asaj partie, që kanë humbur besimin dhe shpresën për fitore. Humbja  e rradhës edhe në 2025 , do ta shpjerë  atë parti, në kufinjtë e mosekzistencës në skenën politike. Dhe kjo normalisht nuk është e mirë dhe e “shëndetshme” për demokracinë. Por gjithsesi, dalja  së fundi  në skenë e partive të reja opozitare, mendoj se do ta mbushin shpejt boshllëkun që mund të lërë tkurrja e PD-së.

Ka ardhur koha e duhur, që në Shqipëri, të zgjerohet rrjeti i partive  të vërteta djathtiste, dhe të vendoset në vend një padrejtësi  34 vjeçare, e dirigjuar pikërisht nga Partia Demokratike e Berishës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.