Sot futbolli italian në TRING, luhet sfida e shtyrë Atalanta-Como, spikat dueli i kupës Torino-Empoli

Reshjet e shumta të shiut dhe moti i keq që goditi Bergamon mbrëmjen e të hënës detyroi gjyqtarët që të shtynin ndeshjen e

Shtator 24, 2024 - 15:05
 0
Sot futbolli italian në TRING, luhet sfida e shtyrë Atalanta-Como, spikat dueli i kupës Torino-Empoli

Reshjet e shumta të shiut dhe moti i keq që goditi Bergamon mbrëmjen e të hënës detyroi gjyqtarët që të shtynin ndeshjen e fundit të javës së pestë të Serie A mes Juventusit dhe Komos.

Pamundësia për të zhvilluar një ndeshje normale futbolli në një terren të përmbytur, ishte arsye që përballja të shtyhej me 24 orë.

Atalanta-Komo do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45 dhe transmetohet si zakonisht në TRING.

Bergamasket ku do të jetë titular si zakonisht Berat Gjimshiti kanë mundësinë të kapin Juventusin në klasifikim nëse fitojmë ndeshjen sonte.

Po ashtu TRING do të përcjellë sot edhe tre duele të turit të dytë paraeleminator të kupës së Italisë, tjeter eksluzivitet i kësaj platforme.

Spikat sonte në orën 21:00  dueli i skuadrave surprizë të Serisë A mes Torinos dhe Empolit. Skuadra Granata, udhëheq kampionatin me 11 pikë dhe dëshiron të vazhdojë edhe në kupë ku do të gjejë si rival Empolin e Ardian Ismajlit që ka ndalur Juventusin dhe ka mundur Romën./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.