Sulm i ri ajror në Bejrut, në shënjestër zyrtari i lartë i Hezbollahut

Avionët luftarakë izraelitë nisën një sulm të ri me saktësi në Bejrut, njoftoi ushtria izraelite, pa dhënë detaje të mëtejshme. Dy burime libaneze të sigurisë

Shtator 24, 2024 - 15:20
 0
Sulm i ri ajror në Bejrut, në shënjestër zyrtari i lartë i Hezbollahut

Avionët luftarakë izraelitë nisën një sulm të ri me saktësi në Bejrut, njoftoi ushtria izraelite, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Dy burime libaneze të sigurisë theksuan se ky sulm i ri izraelit në periferitë jugore të kryeqytetit libanez kishte për qëllim një komandant të rangut të lartë të Hezbollahut. Fati i tij mbetet i panjohur, thanë ata. Në të njëjtën kohë, ata raportuan se të paktën një person ka mbetur i vrarë gjatë sulmit konkret, pa sqaruar identitetin e tij.

Objektivi i sulmit ajror izraelit në kryeqytetin libanez ishte kreu i njësisë raketore të Hezbollahut , thanë burime nga Tel Avivi për Times of Israel.
Në të njëjtën kohë, burime të tjera nga Arabia Saudite thanë se objektivi ishte Talal Hamia, përgjegjës për operacionet e organizatës jashtë vendit. Megjithatë, emri i tij nuk u konfirmua nga IDF ose Hezbollah./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.