Jeta e trazuar e Avicii, dokumentari i ri mbi prapaskenat e famës së DJ suedez
Një dokumentar i ri me fokus jetën e Avicii ka prekur disa detaje të panjohura në ditët e fundit para vdekjes së tij. Tim Bergling, i njohur më mirë si Avicii, ‘shpërtheu’ në skenën muzikore në vitin 2011 me hitin e tij, “Levels”, përpara se të vazhdonte të publikonte këngë të suksesshme gjatë viteve 2010, […]
Një dokumentar i ri me fokus jetën e Avicii ka prekur disa detaje të panjohura në ditët e fundit para vdekjes së tij.
Tim Bergling, i njohur më mirë si Avicii, ‘shpërtheu’ në skenën muzikore në vitin 2011 me hitin e tij, “Levels”, përpara se të vazhdonte të publikonte këngë të suksesshme gjatë viteve 2010, si “Wake Me Up” dhe “The Nights”.
28-vjeçari luftoi me probleme të shëndetit mendor dhe vdiq në mënyrë tragjike në vitin 2018.
Por tani, detaje të reja janë shfaqur në lidhje me ditët e fundit para vdekjes së Aviciit, ndërsa një dokumentar mbi jetën e tij u shfaq premierë në ‘Festivalin e Filmit Tribeca’ gjatë verës.
Artisti suedez, i cili do të mbushte 35 vjeç më 8 shtator, ishte një person shumë i rezervuar, kështu që një dokumentar i hollësishëm për jetën e tij ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen e fansave në të gjithë globin.
“Avicii: I’m Tim”, paraqet vetë artistin duke dhënë një rrëfim të marrë nga një intervistë e kaluar për karrierën e tij, si dhe “pamjet e turneut të paparë më parë dhe pamjet e prapaskenave të procesit të tij krijues”.
Gjatë gjithë dokumentarit, Avicii pranon se vuante nga ankthi, duke thënë se po ‘vriste veten’ me koncertet që po mbante.
Jesse Waits, partneri menaxhues i një klubi nate në Las Vegas që ishte i afërt me artistin, tha: “E kuptova se ai po merrte qetësues”.
“Ato pilula ndryshojnë mënyrën se si veproni dhe si ndiheni”.
“I’m Tim” me regji të Henrik Burman, përfshin detaje të rritjes së Avicii në Stokholm të Suedisë.
Filmi përmban gjithashtu intervista me familjen dhe miqtë e tij, si dhe kolegët e ngushtë brenda industrisë muzikore si Chris Martin i “Coldplay” dhe muzikanti amerikan Nile Rogers.
What's Your Reaction?