Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset me thikë 23-vjeçari
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kote të Vlorës. Një 22-vjeçar ka plagosur një bashkëmoshatar pas një sherri.
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kote të Vlorës. Një 22-vjeçar ka plagosur një bashkëmoshatar pas një sherri.
Sipas informacioneve gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi:
Sot, në fshatin Kotë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
What's Your Reaction?