Sherri në Kuvend mes Nallbatit dhe Sinajt, SPAK del me njoftim
Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e dosjes për veprën prenale ‘goditje për shkak të detyrës’ marrë pas seancës së 30 tetorit 2023 kur Bledion Nallbati gjatë debatit godet me grusht deputetin socialist Vullnet Sinaj. Kërkesa i është dërguar Gjykatës së Posacme më 16 shtator. Përplasja fizike mes deputetit Nallbati dhe Sinajt, ndodhi gjatë seancës plenare […]
Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e dosjes për veprën prenale ‘goditje për shkak të detyrës’ marrë pas seancës së 30 tetorit 2023 kur Bledion Nallbati gjatë debatit godet me grusht deputetin socialist Vullnet Sinaj.
Kërkesa i është dërguar Gjykatës së Posacme më 16 shtator.
Përplasja fizike mes deputetit Nallbati dhe Sinajt, ndodhi gjatë seancës plenare të 30 tetorit 2023, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit. Teksa Sinaj ishte duke folur deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.
Ndaj Nallbatit u mor masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare për 10 (dhjetë) dite”.
“Nga studimi dhe analizimi i dokumentacionit konkludojmë se, nuk evidentohen të dhëna për plotësimin në mënyrë kumulative të katër elementëve të figurës së veprës penale për të cilat pretendohet në secilin kallëzim dhe për këtë arsye nuk mund të vijohet me kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.
Referuar për sa më sipër është e rëndësishme të theksojmë se për marrjen e një personi në përgjegjësi penale është e nevojshme që në veprimet ose mosveprimet e tij të ekzistojnë elementët e një figure të caktuar të veprës penale, të parashikuar nga ligji penal.
Respektimi dhe plotësimi i elementeve të figurës së veprës penale ka rëndësi të veçantë, sepse ka të bëjë me zbatimin e parimit të ligjshmërisë nëpërmjet të cilit, shoqëria si entitet, mbikëqyr anëtarët e saj përmes kontrollit ligjor të anëtarëve të shoqërisë. Për të pasur një figurë konkrete të veprës penale është e domosdoshme ekzistenca e të gjithë elementëve përbërës të saj, të marrë së bashku, të cilët janë: a) objekti i veprës penale; b) ana objektive; c) subjekti dhe ç) ana subjektive. Provueshmëria e elementëve objektive dhe subjektive të figurës së veprës penale. shërben si bazë për të vënë një person përpara përgjegjësisë penale. Nëse nuk ekziston apo nuk provohet qoftë edhe njëri prej këtyre elementëve ligjore, personi nuk mund të merret nën përgjegjësi penale dhe rrjedhimisht as edhe të dënohet. Nëse i referohemi nocionit të përgjithshëm të veprës penale, nën dritën e parashikimit në dispozitat e pjesës së përgjithshme të Kodit Penal, vepra penale përbëhet nga këto elementë themelorë: Fakti tipik (neni 13 I K.Penal), kundërligjshmëria (neni 1, sipas të cilit ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve dhe neni 2, Mosëdënimi pa ligj) dhe faji (neni 14 i K.Penal).
Duke ju rikthyer çështjes, nuk vërtetohet ekzistenca e faktit tipik, atij të goditjes për shkak të detyrës, qoftë nga ana e shtetasit Bledion Nallbati, apo qoftë nga ana e shtetasit Vullnet Sina”, thuhet ne njoftimin e SPAK.
What's Your Reaction?