Rekord i ri, aeroporti i Tiranës tejkalon 8 milionë pasagjerë për rreth 9 muaj

Aeroporti i Tiranës ka tejkaluar 8 milionë pasagjerë nga 1 Janari deri më 19 Shtator 2024. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të aeroportit, e cila e cilëson këtë numër turistësh një rekord të ri. “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka vendosur një rekord të ri, duke tejkaluar 8 milionë pasagjerë nga 1 […]

Shtator 24, 2024 - 20:00
 0
Rekord i ri, aeroporti i Tiranës tejkalon 8 milionë pasagjerë për rreth 9 muaj

Aeroporti i Tiranës ka tejkaluar 8 milionë pasagjerë nga 1 Janari deri më 19 Shtator 2024. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të aeroportit, e cila e cilëson këtë numër turistësh një rekord të ri.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka vendosur një rekord të ri, duke tejkaluar 8 milionë pasagjerë nga 1 janari deri më 19 shtator 2024. Kjo arritje vjen ndërsa TIA vazhdon të shohë rritje të konsiderueshme në trafikun e pasagjerëve.”

Në njoftim thuhet se aeroporti i Tiranës e mbylli vitin 2023 me 7.25 milionë pasagjerë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme nga viti në vit. Më tej, një falenderim i veçantë i shkon pasagjerëve dhe stafit të aeroportit të Tiranës për të përballuar fluksin e turistëve gjatë verës.

“Një falënderim i veçantë shkon për pasagjerët tanë për durimin dhe mirëkuptimin e treguar për çdo vonesë që mund të ketë ndodhur gjatë udhëtimeve të tyre. Është e rëndësishme të theksojmë se, megjithëse nuk kemi pasur kontroll mbi trafikun ajror të ngarkuar globalisht gjatë verës, një sfidë me të cilën janë përballur aeroportet dhe linjat ajrore në mbarë botën, stafi i TIA-s ka punuar me përkushtim për të siguruar që të gjitha proceset e shërbimit në tokë të përfundonin në kohë”, thuhet në postimin e “TIA”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.