Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë, analisti Vllahiu: Serbia nuk do t’a dorëzojë Radoiçiç

Sot shënon një vit pas sulmit terrorist që u bë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku. Në një

Shtator 24, 2024 - 20:10
 0
Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë, analisti Vllahiu: Serbia nuk do t’a dorëzojë Radoiçiç

Sot shënon një vit pas sulmit terrorist që u bë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

Në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, analisti i njohur Arbër Vllahiu tha se koha i dha të drejtë Kosovës që sulmi nga Serbia ishte një akt terrorist.

Sipas Z. Vllahiu Serbia është më shumë e interesuar për territoret që do të marrë sesa për kthimin e serbëve në institucione.

Analisti bëri me dije se Serbia nuk do t’a dorëzojë organizatorin e sulmit, Radoiçiç, ku theksoi se ai është parë shpesh me Presidentin e Serbisë edhe pasi kishte ndodhur sulmi.

Më tej, Arbër Vllahiu u ndal edhe tek marrëdhënia e ndërkombëtarëve me qeverinë Kurti. Siç u shpreh analisti, Kosova po krijon një izolim nga ndërkombëtarët, por që në fund do të ketë pasoja për vendin.

Sot një vit nga incidenti i rëndë, a i dha të drejtë koha Kosovës, qeverisë së Kosovës që deri në fillim tha se ishte fjala për një tentativë e Beogradit për agresion territorial drejt Kosovës?

Vllahiu: Koha i ka dhënë të drejtën Kosovës se Serbia po provonte në bazë edhe të aktaakuzës që ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës që të shkëpuste një pjesë të territorit tonë. Ajo që nuk ka rritur Kosova është që të bind ndërkombëtarët se Serbia është ajo që pengon edhe procesin e normalizimit, Serbia është e interesuar për territoret jo për serbët. Serbia është ajo që kreu sulmet, organizoi dhe bëri përpjektet e saj jo vetëm me këtë grup bterrorrist që hyrën në territoret e Kosovës edhe me njerëzit e tjerë që i ka trajnuar me bazën e saj ushtarake. Kosova nuk ka arritur t’a thojë në nivel ndërkombëtar se Serbia është fajtore jo vetëm e këtij rasti, por e shumë ngjarjeve që ndodhin në Ballkan.

Prej 45 personash që Prokuroria e Kosovës ka ngritur padi, vetëm tre prej tyre janë të arrestuar, ndërkohë Radoiçiç që në atë kohë u vetmburr se ishte ai organizatori i sulmit, është ende i lire ose në mbrojtje të Beogradit. Duket se nuk ka gjasa që Beogradi do t’a dorëzojë atë apo jo?

Vllahiu: Është fakt që Serbia nuk do ta dorëzoj as Radoiçiç e as grupin prej 42 personash, vetëm tre janë në paraburgim. Sepse po t’a dorëzonte do dalin shumë gjëra të tjera të cilat e përfshijë Serbinë drejtëpërdrejtë. Radoiçiç është njeriu që ishte në listën e zëzë të SHBA. Ai është miku më i afër i Presidentit, është parë në krah të tij edhe pas sulmit, por edhe në krah të zyrtarëve të tjerë. Autoritet serbë nuk duan t’a zgjidhin problemin, do ta lënë të lirë për aq kohë sa të mbyllin punët e tyre.

Marrëdhëniet e Kurtit prej një viti pothuajse nuk janë të mira me faktorin ndërkombëtar, çfarë sugjeroni që të ndryshojë?

Vllahiu: Një ditë pas sulmit, ndërkombëtarët i bënë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të uleshin në dialog. Kosova nuk dëgjoi as Bashkimin Europian, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria në Prishtinë po bën një izolim në varësi të raporteve me ndërkombëtarët dhe kjo do t’i kushtojë shumë. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.