Shteti Bektashi/ Florjan Arapi: Nuk shkon krahasimi me Vatikanin! Bektashizmi nuk është fe, është sekt

Publicisti Florjan Arapi tregoi në Repolitix se çfarë nuk shkon me idenë e krijimit të një shteti të ri bektashi brenda territorit të Shqipërisë. ‘Nëse kryeministri e bën këtë sepse sheh një ëndërr një natë më parë dhe fillon si artist ta aplikojë apo ka diçka tjetër nga prapa që ndikon dhe i është kërkuar […]

Shtator 24, 2024 - 22:20
 0
Shteti Bektashi/ Florjan Arapi: Nuk shkon krahasimi me Vatikanin! Bektashizmi nuk është fe, është sekt

Publicisti Florjan Arapi tregoi në Repolitix se çfarë nuk shkon me idenë e krijimit të një shteti të ri bektashi brenda territorit të Shqipërisë.

‘Nëse kryeministri e bën këtë sepse sheh një ëndërr një natë më parë dhe fillon si artist ta aplikojë apo ka diçka tjetër nga prapa që ndikon dhe i është kërkuar kryeministrit ta bëjë. Në të dyja rastet populli shqiptar është i nëpërkëmbur dhe del kryeministri e parashtron para OKB thua se ka një miratim të gjerësishëm popullor dhe ky vetëm ka ngelur ta shpallë këtë. Kjo është pika e parë. Tek e dyta, kryeministri e ka krahasuar me Vatikanin. Katolikët janë 1 miliardë banorë dhe kanë një histori një numër të madhe shtetesh, pronash, klerikësh.

A është fe apo është sekt? Sepse bektashizmi nuk konsiderohet fe. Është sekt. Dhe myslimanët bektashi që janë në vende të tjera nuk bëjnë ndonjë dallim të madh, por shkojnë në xhami si myslimanët e tjerë. Është tarikat fetar. Kemi pasur një numër tarikatësh. Kemi bektashi, kemi kadiri, kemi halveti. Këtu ka pasur zyrë në komunitetin mysliman të gjitha këto. Kur myslimanët falen bajramin Baba Mondi është aty. A është fe? Nuk është fe. Ka dallime doktrinarë. Ritet në bektashi janë të njëjtë si në islam.’

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.