Lideri iranian: Vdekja e komandantëve të Hezbollahut nuk do ta gjunjëzojë organizatën

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se vdekja e fundit e komandantëve të Hezbollahut në Liban në sulmet izraelite nuk do ta gjunjëzojë lëvizjen

Shtator 25, 2024 - 12:55
 0
Lideri iranian: Vdekja e komandantëve të Hezbollahut nuk do ta gjunjëzojë organizatën

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se vdekja e fundit e komandantëve të Hezbollahut në Liban në sulmet izraelite nuk do ta gjunjëzojë lëvizjen islamike libaneze, një aleate e Teheranit.

“Disa nga forcat e afta dhe të vlefshme të Hezbollahut u martirizuan, gjë që padyshim e dëmtoi Hezbollahun , por nuk është ajo që mund ta gjunjëzojë organizatën,” tha ai gjatë një fjalimi në një tubim të veteranëve ushtarakë dhe të luftës Iran-Irak.

“Forca organizative dhe burimet njerëzore të Hezbollahut janë shumë të forta dhe nuk do të ndikohen në mënyrë vendimtare nga vdekja e një komandanti të lartë, edhe nëse është një humbje e qartë,” tha Ajatollah Khamenei.

“Rezistenca palestineze dhe libaneze do të arrijë fitoren përfundimtare,” tha ai, duke shtuar se Izraeli po vret civilë sepse nuk është në gjendje të mposht armiqtë e tij.

Ajatollah Khamenei ka fajësuar SHBA-në për përshkallëzimin e armiqësive në Liban, pavarësisht garancive të Uashingtonit se nuk ishte në dijeni të planeve të Izraelit paraprakisht.

“SHBA-ja e di dhe është e përfshirë,” tha ai, duke shtuar se administrata e Joe Biden “i duhet një fitore e regjimit sionist përpara zgjedhjeve të nëntorit”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.