Nuk foli 20 vite me Zef Dedën, aktori Sandër Ruçi tregon pengun e tij: Ta kisha ditur që më kërkoi…

Largimi nga jeta e aktorit Zef Deda, ishte një lajm i trishtë për të gjithë shqiptarët, familjen dhe miqtë e tij. Një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendje në momentin e ndarjes nga jeta të Zefit, ishte ajo e ish-mikut të tij Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale […]

Shtator 25, 2024 - 14:20
 0
Nuk foli 20 vite me Zef Dedën, aktori Sandër Ruçi tregon pengun e tij: Ta kisha ditur që më kërkoi…

Largimi nga jeta e aktorit Zef Deda, ishte një lajm i trishtë për të gjithë shqiptarët, familjen dhe miqtë e tij.

Një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendje në momentin e ndarjes nga jeta të Zefit, ishte ajo e ish-mikut të tij Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale zbuloi se kishte vite që nuk flisnin bashkë. Teksa ishte i ftuar në “Quo Vadis”, aktori Sandër Ruçi, zbuloi pengun e tij më të madh, atë që nuk ishte pranë Zefit në momentet e fundit të jetës.

Pyetje: Çfarë ndodhi me Zefin që u keqinterpretove?

Sandër Ruçi: “Është një histori e gjatë. Jam duke bërë një roman dhe në kuadrin e kësaj Zefin e kam pasur si vëlla. Edhe sot e dua si atëherë. Jam duke bërë një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”. Kopjen e parë të romanit kur të botohet do ta kesh ti”.

Pyetje: Çfarë ndodhi që u prishët më pas dhe Zefi të kërkoi në ditët e fundit?

Sandër Ruçi: “Nuk e di a më ka kërkuar apo jo. Nuk jam i sigurt sespe nëse do më kishte kërkuar do të shkoja barkas”.

Pyetje: Nuk e dije, nuk të njoftuan?

Sandër Ruçi: “Për kokën e fëmijëve, jo”!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.