FOTO/ Trupin e tij e mori rrjedha e ujit, ky është efektivi që humbi jetën në Shkodër

Vizion Plus ka siguruar foton e ekeftivit 51-vjeçar Nikoll Lekndreaj i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në

Shtator 25, 2024 - 15:00
 0
FOTO/ Trupin e tij e mori rrjedha e ujit, ky është efektivi që humbi jetën në Shkodër

Vizion Plus ka siguruar foton e ekeftivit 51-vjeçar Nikoll Lekndreaj i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Eektivi ishte duke u kthyer në shtëpi pasi ishte takuar me disa miq të tij, kur rrugës për në fshatin Bardhaj rreth orës 02:50, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.

Rrjedha e ka marrë me vete trupin e 51-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen e tij.

U deshën disa orë kërkime nga koleget e tij dhe familjarët që të gjendej trupi i pajetë. Fqinjët tregojnë tmerrin e krijuar një natë më parë kur uji mbuloi rrugën.

“Koha ka qenë shumë e vështirë, ka qenë një stuhi e rrëmbyeshme shumë. Uji që ka kaluar në kanal ka qenë rreth 1 metër sipër asfaltit, mbi rrugë. Kanalet janë të papastruara. Njeri i mirë shumë, i respektueshëm.”

Banorët janë shprehur te shokuar nga humbja e jetës së efektivit.

“Ka qenë për faqe të zezë. Problem nuk është i shiut, është i kanaleve. Niveli i ujit ka qenë 70 cm. Shumë djalë i mirë, janë të rrallë njerëzit si Nikolla.”

Ndërkohë si pasojë e stuhisë Shkodra u paralizua për 3 orë, ku bllokimi i rrugëve shkaktoi edhe depërtimin e ujit në disa biznese. Disa zona qëndruan pa energji elektrike si pasojë e defekteve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.