Goditja e bandës ndërkombëtare pas zbërthimit të “SKY ECC”, SPAK jep detaje: Kontrollet në Durrës e Manzë
60 milionë euro pasuri, 2 euro milionë cash dhe 360 kilogramë drogë u vunë në sekuestro nga operacioni i fundit i EUROPOL, Guardia
60 milionë euro pasuri, 2 euro milionë cash dhe 360 kilogramë drogë u vunë në sekuestro nga operacioni i fundit i EUROPOL, Guardia di Finanza e SPAK.
Lumi i kokainës e kishte bazën në Brescia të Italisë, ndërsa janë lëshuar 61 fletërarreste edhe në Shqipëri, Zvicër e Poloni. Deri më tani, vetëm 21 janë ekzekutuar.
Burime pranë SPAK bënë me dije se për llogari të këtij hetimit janë lëshuar disa urdhër-arreste dhe urdhër-kontrolle në zonën e Manzës.
Policia e Durrësit angazhoi 20 efektivë, ndërsa në total për operacionin janë përfshirë 400 forca policore.
Mediat italiane thonë se grupi dyshohet se ka pastruar miliona euro nga aktiviteti i paligjshëm.
Paratë e përfituara nga shitja e lëndës narkotike i dorëzoheshin një shoqate italo-kineze, e cila përdorte një sistem të fshehtë bankar për transferimin e kapitalit të paligjshëm jashtë vendit.
Hetimet janë shtirirë në harkun kohor të 4 viteve, nga viti 2020 deri në 2024 ndërsa aktiviteti i paligjshëm i grupit kriminal u zbulua pas zbërthimit të bisedave të koduara të SKY ECC dhe nga përgjimet telefonike.
Grupi kriminal, me qendër në Shqipëri dhe me degë në territorin italian, e blinte drogën nga Amerika e Jugut./vizionplus.tv
What's Your Reaction?