Ter Stegen 8 muaj larg fushave, a do të rikthehet Neuer në kombëtare?

Dëmtimi i rëndë që ka pësuar portieri i Gjermanisë dhe Barcelonës, Andre ter Stegen, ka bërë me dhimbje koke trajnerin e panzerave Julian

Shtator 25, 2024 - 17:20
 0
Ter Stegen 8 muaj larg fushave, a do të rikthehet Neuer në kombëtare?

Dëmtimi i rëndë që ka pësuar portieri i Gjermanisë dhe Barcelonës, Andre ter Stegen, ka bërë me dhimbje koke trajnerin e panzerave Julian Nagelsman, i cili e kishte si të vetmen alternativë për katërkëndëshin e portës pas largimit të Manuel Neuer.

Megjithatë në Gjermani pati zëra për një rikthim ttë këtij të fundit në kombëtare. Madje ishte legjenda gjermane Lotar Mathaus i cili tha se Neuer duhet të rishikonte vendimin e tij për t’i dhënë fund kombëtares pas dëmtimit të ter Stegen i cili do të mungojë për një periudhë prej 8 muajsh.

Por e përditshmja gjermane “TZ” ka hedhur poshtë zërat, duke bërë të qartë se Neuer i qendron vendimit të parë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.