“Jam Erion Veliaj!”/ Si tentoi Shkëlqim Saraçi t’i merrte biznesmenit 50 mijë euro, u zbulua nga…

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me 26-vjeçarin Shkëlqim Saraçi, 26 vjeç, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës duke i marrë administratorit të një biznesi privat shumën 20 mijë euro, nga 50 mijë euro që i kishte kërkuar. Gazetari i News24 Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se Saraçi prezantohej si Kryebashkiaku i Tiranës, […]

Shtator 25, 2024 - 17:35
 0
“Jam Erion Veliaj!”/ Si tentoi Shkëlqim Saraçi t’i merrte biznesmenit 50 mijë euro, u zbulua nga…

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me 26-vjeçarin Shkëlqim Saraçi, 26 vjeç, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës duke i marrë administratorit të një biznesi privat shumën 20 mijë euro, nga 50 mijë euro që i kishte kërkuar.

Gazetari i News24 Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se Saraçi prezantohej si Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa komunikonte me administratorët e bizneseve përmes aplikacioneve telefonike (Signal).

Në rastin konkret, Saraçi pasi ka komunikuar me një biznesmen përmes mesazheve në aplikacionet telefonike, i ka kërkuar shumën 50 mijë euro. Biznesmeni ka bërë denoncimin në Policinë e Tiranës, e cila ka vënë në lëvizje Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe agjentët duket se kanë udhëzuar biznesmenin se si duhej të vepronte, duke i ngritur kurthin 26-vjeçarit.

Në këto kushte, duket se biznesmeni i ka kthyer përgjigje 26-vjeçarit, duke pranuar t’i japë 20 mijë euro, në një vend takim të përcaktuar prej tij, dhe që monitorohej nga agjentët e policisë.

Në momentin që 26-vjeçari ka shkuar në vendin e takimit dhe ka marrë shumën e parave, ai është arrestuar nga agjentët e Policisë së Tiranës, që i kanë bllokuar shumën e parave, celularë dhe njv automjet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.