Izraeli vazhdon sulmet në Liban, 51 të vdekur dhe qindra të plagosur

Avionët izraelitë kanë sulmuar rreth 280 objektiva të Hezbollahut në Liban ditën e sotme. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se objektivat

Shtator 25, 2024 - 18:00
 0
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, 51 të vdekur dhe qindra të plagosur

Avionët izraelitë kanë sulmuar rreth 280 objektiva të Hezbollahut në Liban ditën e sotme.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se objektivat përfshinin platformat e lëshimit nga ku u kryen sulmet në Izraelin verior në mëngjes, si dhe depo armësh dhe infrastrukturë tjetër ushtarake.

Midis vendeve të sulmuara të mërkurën ishin 60 objektiva të përdorur nga inteligjenca e Hezbollahut, tha IDF në një raport të mëparshëm.

Ndërkohë ministri libanez i shëndetësisë tha se 51 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 220 u plagosën.

“Të paktën 51 persona u vranë dhe më shumë se 220 u plagosën në sulmet izraelite në Liban”, tha ministri libanez i shëndetësisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.