Më i miri i “Aspirinave”, Xabi Alonso “mbron” Wirtz nga milionat e anglezëve

Mund të thuhet plot siguri se është një ndër “yjet” e momentit. “Fantazisti” i talentuar gjerman, Florian Wirtz shkëlqeu sezonin e kaluar në Bundesliga me Bayer Leverkusen, teksa në 7 sfidat e derimëtanishme, të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka arritur të plot 6 gola, si dhe të dhurojë 1 asistim, për shokët e tij […]

Shtator 25, 2024 - 18:00
 0
Më i miri i “Aspirinave”, Xabi Alonso “mbron” Wirtz nga milionat e anglezëve

Mund të thuhet plot siguri se është një ndër “yjet” e momentit.

“Fantazisti” i talentuar gjerman, Florian Wirtz shkëlqeu sezonin e kaluar në Bundesliga me Bayer Leverkusen, teksa në 7 sfidat e derimëtanishme, të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka arritur të plot 6 gola, si dhe të dhurojë 1 asistim, për shokët e tij të skuadrës, duke e bërë atë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.

Të tilla performanca e kanë vënë 20-vjeçarin, në listën e “dëshirave” të “gjigantëve” të futbollit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, “Qytetarët” e Manchester City dhe “Të Kuqtë” e Liverpool janë të gatshëm të hapin “thasët” e tyre për të siguruar shërbimet e “diamantit” të së ardhmes, sa i përket repartit ofensiv.

Megjithatë, pas vendimit të teksnikut spanjoll Xabi Alonso për të qëndruar edhe këtë sezon në krye të “Aspirinave” gjermane, trajneri po përpiqet që ta bindë edhe mesfushorin që të mos largohet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.