E pikturuan si shtrigë, Françeska e mërzitur me Erjolën

Në puntatën e dytë të “Pa Filtra”, Françeska Murati u vendos në shënjestër të një të riu karikaturist që e kishte vizatuar atë si një shtrigë. Murati, e cila në këtë rubrikë është opinioniste, reagoi e indinjuar ndaj djalit, duke e pyetur “çfarë të kam bërë unë ty?”. Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte […]

Shtator 25, 2024 - 18:35
 0
E pikturuan si shtrigë, Françeska e mërzitur me Erjolën

Në puntatën e dytë të “Pa Filtra”, Françeska Murati u vendos në shënjestër të një të riu karikaturist që e kishte vizatuar atë si një shtrigë.

Murati, e cila në këtë rubrikë është opinioniste, reagoi e indinjuar ndaj djalit, duke e pyetur “çfarë të kam bërë unë ty?”.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte sot e ftuar në “Wake Up”, ku u shpreh se nuk ishte aspak një ngjarje e stisur. Ajo sqaron se më së shumti u prek nga reagimi i të pranishmëve sesa nga veprimi i djalit.

Pjesë nga biseda:

Françeska Murati: Shumë njerëz kanë menduar se ishte diçka e stisur dhe unë e dija, të gjithë e dinin dhe ishte bërë për show ajo. Asnjë s’e dinte çfarë do të ndodhte, fare, nuk kishte skenar.

Neada Muçaj: Si quhej djali?

Françeska Murati: As nuk ia mbaj mend emrin. Më shumë sesa jam prekur nga djali sepse në fund të ditës mund të ketë shumë njerëz që më mendojnë shtrigë, mund të ketë shumë njerëz që më mendojnë engjëll, nuk ka njeri që ka shpëtuar pa njerëz që e urrejnë ose s’e pëlqejnë. Të gjithë në këtë tavolinë kemi njerëz që s’na duan në jetë dhe është në rregull, nuk jam aq egoiste që të pretendoj që të gjithë të më duan. Mua më preku reagimi i të tjerëve në studio. Pra një Erjolë që thoshte “ua shtriga e Salemit” dhe qeshte! E tha dhe unë ngela e pastaj Ronaldo që thoshte “hë se karikaturë” është, s’është ndonjë gjë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.