UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit që luhen në “Air Albania”, Shqipëri – Çeki & Shqipëri – Ukrainë

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45). Që të dyja këto përballje do të luhen në stadiumin kuqezi “Air Albania” dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e […]

Shtator 25, 2024 - 18:50
 0
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit që luhen në “Air Albania”, Shqipëri – Çeki & Shqipëri – Ukrainë

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).

Që të dyja këto përballje do të luhen në stadiumin kuqezi “Air Albania” dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet në ebileta.al .

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Çeki

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Ukrainë

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.