Mësohet klubi me të cilin Messi do të mbyllë karrierën

Lionel Messi nuk do ta mbyllë karrierën në SHBA por në Argjentinë. “El Nacional” bën me dije se 8 herë fituesi i “Topit

Shtator 25, 2024 - 21:05
 0
Mësohet klubi me të cilin Messi do të mbyllë karrierën

Lionel Messi nuk do ta mbyllë karrierën në SHBA por në Argjentinë. “El Nacional” bën me dije se 8 herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do ta mbyllë karrierën e tij në Majemi, por me klubin e fëmijërisë, Newell’s Old Boys.

Mesi e filloi karrierën e tij në klubin nga provinca argjentinase, Rosarios dhe luajti atje deri në moshën 13-vjeçare. Më pas, ai shkoi në Europë dhe iu bashkuar Barcelonës, ku qëndroi për më shumë se 20 vjet dhe bëri histori.

Sipas raportit, ëndrra e tij është ta mbyllë karrierën te Newell’s Old Boys. Pavarësisht suksesit të tij botëror, ai kurrë nuk e harroi klubin e tij të fëmijërisë.

Gjatë kohës së tij sa ishte te Barcelona, në vitin 2016 Messi kishte paralajmëruar kthimin në vendlindje dhe me shumë gjasa kjo gjë do të ndodhë së shpejti.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.