Virusi i Nilit, 12 raste dhe 3 vdekje për një javë në Greqi

Gjatë javës së kaluar në Greqi, sipas raportit epidemiologjik të EODY  janë raportuar 12 raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor si edhe  3

Shtator 25, 2024 - 21:20
 0
Virusi i Nilit, 12 raste dhe 3 vdekje për një javë në Greqi

Gjatë javës së kaluar në Greqi, sipas raportit epidemiologjik të EODY  janë raportuar 12 raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor si edhe  3 vdekje.

Janë regjistruar edhe katër raste të importuara të infeksionit në pacientë të ekspozuar në vende të tjera të huaja, të cilat nuk përfshihen në analiza të mëtejshme.

Që nga fillimi i periudhës 2024, deri më sot, janë diagnostikuar dhe hetuar gjithsej 192 raste vendase të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi, nga të cilat 143 raste kanë pasur manifestime të sistemit nervor qendror (SNQ, encefalit dhe/ose meningjiti dhe/ose paraliza akute flakcide) dhe 49 raste kishin manifestime të lehta/pa manifestime të SNQ.

Gjithashtu janë regjistruar gjithsej 30 vdekje në pacientët me infeksion viral të moshës mbi 60 vjeç.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.