Moti i keq në Europë, përmbytet ndërtesa e parlamentit në Hungari

Moti i keq vijon të jetë prezent në pjesën më të madhe të Europës, ku qindra ndërtesa janë përmbytur. Pas Italisë, Francës edhe

Shtator 25, 2024 - 22:45
 0
Moti i keq në Europë, përmbytet ndërtesa e parlamentit në Hungari

Moti i keq vijon të jetë prezent në pjesën më të madhe të Europës, ku qindra ndërtesa janë përmbytur.

Pas Italisë, Francës edhe Hungaria ditët e fundit janë përmbytur nga uji. Ndërtesa historike e Parlamentit në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, është prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Evropë.

Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, shihet se lumi Danub që kalon nëpër Budapest ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur hyrjen e ndërtesës historike të Parlamentit hungarez.

Shkalla e prurjes së lumit Danub i cili ka vërshuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, pritet të arrijë nesër në nivelin më të lartë. Lumi Danub ka vërshuar si pasojë e reshjeve intensive që janë efektive edhe në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë.

Ndërsa në përmbytjen që ndodhi si pasojë e vërshimit të lumit Nysa Klodzka në jug të Polonisë, forcat e sigurisë kanë evakuuar qytetarët në qytezën Leëin Brzeski.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe evakuimit vazhdojnë në Austri dhe Çeki, ku përmbytjet vazhdojnë.​​

Numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Rumani, Çeki, Poloni, Austri, Hungari, Sllovaki dhe Itali është rritur në 23.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.