Izraeli po përgatitet për një pushtim tokësor të Libanit! A do të hapet “porta e ferrit” për Lindjen e Mesme?

Situata në Lindjen e Mesme është kritike. Ndërsa Franca dhe Shtetet e Bashkuara garojnë për të arritur një marrëveshje (të diskutueshme, nga shumë diplomatë) 21-ditore, e

Shtator 26, 2024 - 08:20
 0
Izraeli po përgatitet për një pushtim tokësor të Libanit! A do të hapet “porta e ferrit” për Lindjen e Mesme?

Situata në Lindjen e Mesme është kritike. Ndërsa Franca dhe Shtetet e Bashkuara garojnë për të arritur një marrëveshje (të diskutueshme, nga shumë diplomatë) 21-ditore, e cila do t’u japë civilëve kohën e nevojshme për të ikur, por edhe për të ulur tensionet, Izraeli po rrit bombardimet e tij në Liban.

Dhe po përgatitet, siç tregon gjithçka, për një pushtim tokësor. Ajo që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres , e përshkruan si “hapja e portave të ferrit”…

Kjo mundësi e pushtimit tokësor, për herë të parë, pushon së qeni një skenar. Kreu i ushtrisë izraelite, gjeneral Herzi Halevi, duke iu drejtuar ushtrisë, vuri në dukje se sulmet ajrore të gjera në Liban që synojnë organizatën Hezbollah, mund t’u hapin rrugën atyre që “të hyjnë në territorin armik”.

“Dëgjoni avionët lart, ne kemi goditur gjithë ditën. Kjo është bërë edhe për të përgatitur terrenin për hyrjen e mundshme dhe për të vazhduar degradimin e Hezbollahut,” u tha gjenerali ushtarëve të Brigadës së 7-të të IDF-së, në margjinat e stërvitjes.

Ai shtoi: “Objektivi është shumë i qartë, të kthehen të sigurtë banorët (izraelitë të zhvendosur) të veriut. Për ta arritur këtë, ne po përgatisim procesin e një manovre, që do të thotë se çizmet tuaja ushtarake… do të hyjnë në territorin e armikut”, duke theksuar se IDF do të “shkatërrojë armikun” dhe infrastrukturën e tij.

Fakti që këto komente nga shefi i ushtrisë izraelite vijnë pothuajse njëkohësisht me thirrjen e dy brigadave rezervë të IDF-së për “misione operacionale në arenën veriore” ndoshta e dobëson argumentin e Pentagonit të SHBA dje se një pushtim i Izraelit në Liban “nuk duket i afërt”.

Ndërkohë IDF dhe Hezbollahu vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr. Forcat izraelite goditën më shumë se 2000 objektiva gjatë bombardimeve të djeshme dhe Hezbollahu gjuajti një raketë balistike për herë të parë, një Qadr1 që synonte selinë e Mossad-it në Tel Aviv, por ajo u kap.

Që nga bombardimet e djeshme izraelite në Liban, të paktën 81 persona kanë vdekur dhe më shumë se 403 janë plagosur.

Portat e ferrit dhe armëpushimi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bën thirrje të gjitha palëve të bëjnë një “hap prapa” dhe se bota “nuk mund të lejojë që Libani të kthehet në një Gazë tjetër”.

Ai paralajmëroi se lufta e gjithanshme do të hapë portat e ferrit. Dhe ndërsa ato janë hapur deri në një pikë, siç dëshmohet nga vdekja dhe shkatërrimi i shkaktuar nga bombardimet dhe më shumë se 90,000 njerëz të zhvendosur që shkojnë në Siri për siguri, më e keqja mund të mos ketë ardhur ende.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragshi, tha dje, para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se Teherani nuk do të qëndrojë indiferent në rast të një lufte gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Dhe për ata që kishin dyshime, Aragsi tha “ne qëndrojmë pranë popullit libanez me çdo mjet të mundshëm” dhe paralajmëroi Këshillin të ndërmarrë veprime pasi rajoni është në rrezik të konfliktit të gjerë.

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shkon sot në Nju Jork për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron po punojnë shumë për të ndërmjetësuar një armëpushim 21-ditor.

Plani i armëpushimit parashikon ndërhyrjen e të dy vendeve si në Izrael ashtu edhe në Hezbollah, me qëllim që të ndërpriten të gjitha armiqësitë, duke filluar nga bombardimet.

Megjithatë, plani, për të cilin shumë diplomatë shprehin rezerva, do të prezantohej dje nga SHBA, por u vonua pasi u gjykua se kishte nevojë për përpunim të mëtejshëm.

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, thotë se vendi i tij “po përballet me shkeljen flagrante të sovranitetit dhe të drejtave të njeriut nëpërmjet praktikave brutale të armikut izraelit”.

Natyrisht jo pa arsye, organizatat humanitare si Project Hope po përgatiten për një pushtim tokësor izraelit të Libanit dhe një luftë të përgjithshme, e cila po grumbullon furnizime mjekësore në Liban për të qenë gati për mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm në rajon.

Por edhe Siria, e cila tashmë ka filluar të mirëpresë refugjatët në territorin e saj dhe po përgatit një sistem të ri për pritjen e tyre, pasi karvanët e dhjetëra mijëra libanezëve të dëshpëruar lënë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar luftës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.