SHBA: Ekstremisja e djathtë dënohet me 18 vjet burg për planifikimin e sulmit në qytetin pranë Uashington

Një ekstremiste amerikane e  ekstremit të djathtë u dënua të mërkurën me 18 vjet burg për komplot për të sulmuar infrastrukturën e sistemit

Shtator 26, 2024 - 09:10
 0
SHBA: Ekstremisja e djathtë dënohet me 18 vjet burg për planifikimin e sulmit në qytetin pranë Uashington

Një ekstremiste amerikane e  ekstremit të djathtë u dënua të mërkurën me 18 vjet burg për komplot për të sulmuar infrastrukturën e sistemit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike rreth Baltimores, një qytet në një distancë të shkurtër nga Uashingtoni, me një popullsi me ngjyrë.

Sarah Clentaniel, 36 vjeç, u arrestua në shkurt 2023 në shtetin e Maryland, në të njëjtën kohë me Brandon Russell, bashkëthemelues i organizatës neo-naziste amerikane Atomwaffen, nga Florida (juglindje).

Ajo i përket lëvizjes së të ashtuquajturit “akseleracionizëm”, në të cilën rekrutohen ndjekësit e teorisë së epërsisë së racës së bardhë. Ajo u zhvillua në SHBA dhe ka frymëzuar sulme në pjesë të tjera të botës, qëllimi i saj është të përshpejtojë “luftën midis fiseve”, të cilën e përshkruan si të pashmangshme.

Sarah Cledaniel u deklarua fajtore në maj 2024 për planifikimin e një sulmi në infrastrukturën e sistemit energjetik të Maryland dhe posedimin e një arme, në mënyrë të paligjshme, pasi ajo kishte një precedent penal.

Ajo u dënua dje përkatësisht me 18 dhe 15 vjet burg për dy akuzat, të cilat do të vuajnë njëkohësisht (15 vjet burg, tre vjet lirim me kusht, me kushte shtrënguese të përjetshme), thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.