“Qyteti Studenti”, aplikim online për rezervimin e një mijë shtretërve të lirë

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, në “Qytetin Studenti” janë ende 1,000 shtretër të lirë, nga 4,500 që është kapaciteti maksimal. Drejtuesit e ndërmarrjes të strehimit të studentëve, thonë se aplikimin studentët mund ta bëjnë online. Sipas tyre interesi i të rinjve për tu regjistruar në godinat e “Qytetit Studenti” është rritur. […]

Shtator 26, 2024 - 09:20
 0
“Qyteti Studenti”, aplikim online për rezervimin e një mijë shtretërve të lirë

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, në “Qytetin Studenti” janë ende 1,000 shtretër të lirë, nga 4,500 që është kapaciteti maksimal.

Drejtuesit e ndërmarrjes të strehimit të studentëve, thonë se aplikimin studentët mund ta bëjnë online. Sipas tyre interesi i të rinjve për tu regjistruar në godinat e “Qytetit Studenti” është rritur.  Qyteti ka një kapacitet prej 4,500 studentësh, ndërsa janë regjistruar 3400 studentë.

Këto konvikte janë falë një bashkëpunimi dhe një mbështetje të qeverisë gjermane përmes bankës KFW. Aktualisht për t’u akomoduar në godinat aktuale qyteti studenti paguan 4,500 Lekë në muaj ndërkohë që në godinat e rikonstruktuara pagesa është 5,500 Lekë në muaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.