Shefi i Kremlinit kërcënon perëndimin: Nëse na sulmoni do të hedhim bombën atomike

Presidenti Vladimir Putin bëri të qartë për vendet perëndimore se Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet nga ndonjë shtet dhe se çdo sulm konvencional ndaj Rusisë që mbështetet nga një fuqi bërthamore do të konsiderohet si një sulm i përbashkët. Këtë herë vendi që do të reagojë me sulme bërthamore do të jetë […]

Shtator 26, 2024 - 11:55
 0
Shefi i Kremlinit kërcënon perëndimin: Nëse na sulmoni do të hedhim bombën atomike

Presidenti Vladimir Putin bëri të qartë për vendet perëndimore se Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet nga ndonjë shtet dhe se çdo sulm konvencional ndaj Rusisë që mbështetet nga një fuqi bërthamore do të konsiderohet si një sulm i përbashkët. Këtë herë vendi që do të reagojë me sulme bërthamore do të jetë edhe aleati besnik i Moskës, Bjellorusia.

“Ne rezervojmë të drejtën për të përdorur armë bërthamore në rast agresioni kundër Rusisë dhe Bjellorusisë si anëtare e Shtetit të Unionit. Të gjitha këto çështje janë rënë dakord me palën bjelloruse dhe me Presidentin e Bjellorusisë. Këtu përfshihen rastet kur armiku, duke përdorur armë konvencionale, përbën një kërcënim kritik për sovranitetin tonë”, u shpreh kreu i Kremlinit, raporton A2.

Putin, duke kryesuar një takim të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ku morën pjesë zyrtarë të lartë, tha se ishin bërë propozime për të ndryshuar doktrinën bërthamore të Rusisë dhe tha se do të dëshironte të nënvizonte një nga ndryshimet kryesore të propozuara.

“Versioni i përditësuar i dokumentit propozon që agresioni kundër Rusisë nga çdo shtet pa armë bërthamore, por me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një shteti me armë bërthamore, duhet të konsiderohet si një sulm i përbashkët ndaj Federatës Ruse. Kushtet për Rusinë për kalimin në përdorimin e armëve bërthamore janë gjithashtu të përcaktuara qartë”, tha Putin.

Putin nuk dha detaje se kur do të hyjnë në fuqi ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë. Zyrtarë të lartë rusë, duke përfshirë zëvendësministrin e Jashtëm Sergej Ryabkov dhe zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, kanë diskutuar ndryshimet e mundshme në doktrinë muajt e fundit. Në fund të gushtit, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov tha se dokumenti ishte “duke u shqyrtuar”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.