Theu makinerinë dhe vodhi monedhat në tualetin publik, arrestohet 15-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi në bashkëpunim me një 16-vjeçar grek kanë vjedhur makinën e monedhave të një tualeti

Shtator 26, 2024 - 12:05
 0
Theu makinerinë dhe vodhi monedhat në tualetin publik, arrestohet 15-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi në bashkëpunim me një 16-vjeçar grek kanë vjedhur makinën e monedhave të një tualeti publik.

Mediat vendase shkruajnë se dy adoleshentët ‘thyen’ makinerinë e monedhave në publike në portin e Kos, duke përdorur një kaçavidë.

Dy të rinjtë kanë pranuar se kanë vjedhur në bankën e monedhës dhe janë dërguar në prokurori së bashku me nënat e tyre, të cilat u arrestuan për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri. Mirëpo, të miturit mohuan kategorikisht të kenë kryer dy vjedhjet e tjera dhe hetimet janë në vijim.

Vjedhjet e mëparshme kanë ndodhur në orët e para të së hënës, kur persona të panjohur kanë hequr nga hyrja e tualeteve publike makineritë aty, duke marrë vetëm 50 euro. Më pas autori ose autorët kanë tentuar të thyejnë një tjetër makineri, që ndodhet në Bashkinë e Kos, por nuk ia kanë dalë dhe kanë shkaktuar vetëm dëmtime në derën kryesore. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.