Vuante nga kanceri, nëna e Çiljeta Xhilagës jep lajmin e mirë: E fitova betejën për jetën
Nëna e Çiljeta Xhilagës ka dhënë lajmin e mirë se i ka fituar betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante. Majlinda Xhilaga, në një postim në rrjetet sociale, ka zbuluar se tashmë është shëruar. “E fitova betejën për jetën”, ka shkuar në postimet InstaStory e ëma e këngëtares, e cila vuante nga kanceri. Çiljeta Xhilaga zbuloi […]
Nëna e Çiljeta Xhilagës ka dhënë lajmin e mirë se i ka fituar betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante.
Majlinda Xhilaga, në një postim në rrjetet sociale, ka zbuluar se tashmë është shëruar.
“E fitova betejën për jetën”, ka shkuar në postimet InstaStory e ëma e këngëtares, e cila vuante nga kanceri.
Çiljeta Xhilaga zbuloi lajmin se nëna e saj ishte diagnostikuar me kancer kur u bë pjesë e “Ferma Vip”, teksa u shpreh se ajo po vijone me seancat e kimioterapisë.
“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po I bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina.
Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë”, tha Çiljeta.
Ndërkohë nëna e saj u bë pjesë e Ferma Vip, teksa hyri në spektakël për të suprizuar këngëtaren.
“Jam bërë një qerose, më kanë rënë të gjithë flokët”, iu drejtua e ëma këngëtares, teksa e përqafoi.
Nëna e Çiljetës zbuloi në atë kohë se analizat i kishin dalë mirë dhe se kishte edhe 3 kimioterapitë e fundit.
“Analizat mirë kanë dalë, shumë mirë, deri tani. Janë shumë të vështira kimiot, më kanë mbetur edhe 3 të tjera”, tha ajo.
What's Your Reaction?