Rregulla të reja për armët atomike, Putin: Do t’i përdorim edhe nëse sulmohemi nga ndonjë shtet jo bërthamor

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar rregulla të reja për përdorimin e armëve bërthamore. Ai ka deklaruar se një sulm konvencional kundër Moskës

Shtator 26, 2024 - 12:55
 0
Rregulla të reja për armët atomike, Putin: Do t’i përdorim edhe nëse sulmohemi nga ndonjë shtet jo bërthamor

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar rregulla të reja për përdorimin e armëve bërthamore.

Ai ka deklaruar se një sulm konvencional kundër Moskës  nga ndonjë vend  i cili mbështetet nga një fuqi bërthamore, do të cilësohet si sulm i përbashkët.

Kjo deklaratë e Putin erdhi ndërsa po mbante një takim  me Këshillin e Sigurimit të Rusisë.

“Propozohet që agresioni kundër Rusisë nga çdo shtet jo bërthamor, por me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një shteti bërthamor, të konsiderohet si sulm i tyre i përbashkët ndaj Federatës Ruse. Kushtet për kalimin e Rusisë në përdorimin e armëve bërthamore janë gjithashtu të qarta. Moska do ta konsideronte një veprim të tillë nëse zbulonte fillimin e një lëshimi masiv të raketave, avionëve ose dronëve kundër saj”, tha Putin.

Presidenti rus  theksoi  se vendi i tij rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore  edhe nëse ndodh një sulm ndaj Bjellorusisë fqinje, aleatit të saj në luftën kundër Ukrainës.

Ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë u bënë në një kohë kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po kërkon leje nga aleatët e tij në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për t’i përdorur armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur në thellësi të tokës ruse./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.