Tanimë vajzat në sulm, Channing Tatum zyrtarisht beqar! Finalizon divorcin pas 6 vitesh me aktoren Jenna Dewan

Aktorët Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë finalizuar divorcin e tyre pas 6 vitesh ndarje informale. Detajet e plota të divorcit nuk janë bërë ende të ditura, por mësohet se të dyja palët kanë rënë dakord të heqin dorë nga mbështetja bashkëshortore dhe të takohen privatisht me një gjyqtar për çdo konflikt që mund të […]

Shtator 26, 2024 - 14:50
 0
Tanimë vajzat në sulm, Channing Tatum zyrtarisht beqar! Finalizon divorcin pas 6 vitesh me aktoren Jenna Dewan

Aktorët Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë finalizuar divorcin e tyre pas 6 vitesh ndarje informale.

Detajet e plota të divorcit nuk janë bërë ende të ditura, por mësohet se të dyja palët kanë rënë dakord të heqin dorë nga mbështetja bashkëshortore dhe të takohen privatisht me një gjyqtar për çdo konflikt që mund të hasin në lidhje me vajzën e tyre. Tatum dhe Dewan kanë një vajzë 11-vjeçare nga martesa e tyre.

Dewan fillimisht bëri kërkesë për divorc në vitin 2018 pas 9 vitesh martesë. Marrëveshja e arritur mes çiftit u lejon atyre të shmangin gjyqin, i cili ishte planifikuar të fillonte në dhjetor.

Ish-çifti u njohën në xhirimet e ‘Step Up’ në vitin 2006 dhe u fejuan në vitin 2008. Ata u martuan në Malibu më 11 korrik 2009.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.