Një talent shqiptar luan tek Arsenal, Maldini Kacurri debuton në kupë, kualifikohen “Topçinjtë” dhe Liverpool

Asnjë surprizë praktikisht në kupën e ligës në Angli edhe në duelet e radhës që zbuluan dy skuadra të tjera të kualifikuara për

Shtator 26, 2024 - 14:50
 0
Një talent shqiptar luan tek Arsenal, Maldini Kacurri debuton në kupë, kualifikohen “Topçinjtë” dhe Liverpool

Asnjë surprizë praktikisht në kupën e ligës në Angli edhe në duelet e radhës që zbuluan dy skuadra të tjera të kualifikuara për në fazën e 1/8.

Ekipet e mëdha Arsenal dhe Liverpool vijojnë rrugën në këtë kompeticion që me praninë e klubeve të rëndësishëm bëhet edhe më i fortë.

Topçinjtë mundën 5 me 1 në Emiratës, Bolton në një ndeshje më shumë histori.

Përveç Deklan Rice, Sterling dhe Haverc, ra në sy shënimi i dy golave nga talenti i ri Nuaneri, një tjetër profil interesant tek londinezët që vazhdojnë të prodhojnë herë pas herë lojtarë të rinj plot talent.

Mes tyre jo vetëm Nuaneri, por edhe talenti shqiptar Maldini Kacurri.

Mbrojtësi u fut në fushë në minutën e 70 në vend të futbollistit italian Kalafiori,  një debutim ëndrrash për djaloshin shqiptarë  që duhet të jetë padiskutim një potencial i madh edhe për kombëtaren tonë Shpresa dhe ekipin e parë në të ardhmen e afërt.

Në duelin tjetër Liverpool mundi gjithashtu thelle 5 me 1 një rival më të fortë, Uest Ham. Diogo Zhota dhe Gapko ishin lojtarët e ndeshjes pasi shënuan secili nga dy gola, ndërsa Salah kompletoi goleadën me penallti.

Spikati tek të kuqtë ndeshja e parë përpara tifozëve të rinj e Kiezes i cili i kishte marrë disa minuta edhe në Champions në sfidën që Liverpool luajti në Itali ndaj Milanit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.