Britani, hakohet Wi-Fi në 19 stacione treni, dërgohen mesazhe terroriste tek udhëtarët

Policia britanike njoftoi sot se po fillon një hetim për një sulm kibernetik pasi pasagjerët në stacionet më të mëdha të trenit në vend morën

Shtator 26, 2024 - 15:05
 0
Britani, hakohet Wi-Fi në 19 stacione treni, dërgohen mesazhe terroriste tek udhëtarët

Policia britanike njoftoi sot se po fillon një hetim për një sulm kibernetik pasi pasagjerët në stacionet më të mëdha të trenit në vend morën mesazhe për sulme terroriste, teksa përpiqeshin të përdornin shërbimet Wi-Fi.

Sistemi Wi-Fi, i operuar nga grupi i komunikimit Telent, u mbyll shpejt pasi pasagjerët raportuan se kishin marrë një mesazh që i referohej sulmeve terroriste.

“Ne morëm raporte për një sulm kibernetik ndaj disa prej shërbimeve Wi-Fi të Network Railservices,” tha Policia Britanike e Transportit.

Në verë, polemikat anti-islame u rritën në vend me një valë protestash anti-myslimane në mbarë vendin pas vrasjes së tre vajzave të reja në një sulm që fillimisht iu atribuua gabimisht një emigranti islamik pas dezinformatave në internet.

Netëork Rail, grupi që drejton pjesën më të madhe të rrjetit hekurudhor të vendit, tha se Wi-Fi mbetet jashtë funksionit sot pas incidentit në 19 stacione, duke përfshirë London Bridge, Euston, Manchester Piccadilly dhe Edinburgh Waverley .

Telent, nga ana e tij, tha në një deklaratë se sulmi kibernetik nuk preku të dhënat personale të përdoruesve dhe shtoi se çështja tani është në duart e policisë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.